Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit të arrestimit të shqiptarëve që u kapën dje në gomonet në ujërat greke. E ndërsa fillimisht u raportuan se ishin dy shqiptarët që ishin prangosur dhe personi i tretë ishte italian, mediat greke sqarojnë se të tre trafikantët e arrestuar janë nga Shqipëria, ndërsa identiteti i tyre ende nuk dihet.
Rezistenca e shqiptarëve mori fund pasi u ndoqën dhe u rrethuan nga anijet greke dhe të FRONTEX në detin Egje së bashku me një helikopter. Në momentin që u rrethuan skafistët u dorëzuan duke ngritur duart. Pas arrestimit gomonia është dërguar për kontroll të imtësishëm nga autoritetet greke.
Edhe pse nga të dhënat e deritanishme theksohet se në gomone nuk është gjetur asnjë sasi lëndë narkotike, dyshohet se protagonistët e ndjekjes besohet të jenë të përfshirë në një qark që transporton hashash në Turqi duke e shkëmbyer atë me heroinë.
“Dyshohet për grup trafikantësh që çojnë hashash në Turqi dhe e shkëmbejnë me heroinë. Drejtoria kundër narkotikëve në policinë greke ka pasur informacion për dy gomone që do niseshin nga Shqipëria për të çuar hashash në Turqi ku do të merrnin heroinë. Dyshohet se nga gomonia e kapur është hedhur heroinë në det gjatë ndjekjes pasi hashashin ka arritur të shkarkojë në brigjet turke” shkruan Kathimerini, media greke.
Gazetari i Report Tv Artan Hoxha tha se rasti është i ngjashëm me atë të Met Kananit ndërsa theksoi se është një rrugë që bëhet vazhdimisht nga skafistët të cilët merren vetëm më transportin e lëndës narkotike dhe jo me grumbullimin dhe kultivimin e saj.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…