Katër nxënës kanë pësuar lëndime nga sulmi i qenit brenda shkollës fillore “17 Shkurti” në fshatin Shirokë të Suharekës të mërkurën.
Policia e Kosovës ka njoftuar se njëra prej nxënësve (tetëvjeçare) ka pësuar lëndime më të rënda. Ajo është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit pasi është kafshuar në kokë. Edhe një tjetër është dërguar për trajtim në Prizren, ndërsa dy të tjerë kanë lëndime më të lehta.
Shefi i Emergjencës në Prizren, Hekuran Veçgishti, ka thënë se tetëvjeçarja me lëndime në kokë është hospitalizuar në repartin e Infektivës, ndërsa një tjetër është liruar për në shtëpi.
“Një është hospitalizuar në repartin e Infektivës, e tjetra është liruar për shtëpi. I ka disa plagë, mandej është hospitalizuar”, ka thënë ai për KOHËN.
Gjithashtu, është bërë e ditur se qeni nuk ka qenë endacak, por me pronar.
Sipas Policisë, pronari i qenit është identifikuar dhe është arrestuar.
Qeni, siç thotë njoftimi, ka sulmuar edhe pjesëtarët e Policisë, por të cilët kanë arritur ta neutralizojnë brenda ambienteve të shkollës.
Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…
Kompania shqiptare e inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, e themeluar nga Mira Murati, ka njoftuar…
Rusia i ka siguruar Shtetet e Bashkuara se nuk do t'i kalojë Iranit informacione inteligjence…
Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…
Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…