Koalicioni për Familje ka marrë gjobën e parë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për “gjuhën e përdorur” ndaj LGBTI+ në tubimet zgjedhore.
Në vendimin e PZAP thuhet se gjoba e shqiptuar është 4 mijë e 500 euro.
PZAP gjeti se “gjuha e përdorur nga subjektit politik Koalicioni për Familjen ndaj LGBTI+ në tubimet zgjedhore, është në kundërshtim me Kodin e Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, gjegjësisht me dispozitat e nenit 34 LZP-së (Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme) ku janë të përcaktuara veprimet e ndaluara të subjekteve politike dhe me këto veprime janë shkelur dispozitat e nenit 34 paragrafi 1 nën paragrafi 1.11 të LZP-së”.
“Në këtë rast është marrë për bazë konteksti dhe qëllimi për të cilin është përdorur gjuha ndaj një komuniteti, faktin qe deklaratat janë bërë në miting publik, audiencën, andaj sipas Panelit përdorimi i gjuhës së tillë ka për qëllim ofendimin, denigrimin dhe njëherit shihen si shprehje me ngjyrime përçmues ose nënvlerësuese. Rregullat që rregullojnë fushatën zgjedhore kërkojnë nga subjektet politike dhe përfaqësuesit e tyre të shmangin përdorimin e gjuhës fyese, denigruese dhe urrejtëse, andaj sipas Panelit përdorimi i kësaj gjuhe nga kandidatët për deputetë është shkelur etika zgjedhore dhe standardet e sjelljes në fushatë zgjedhore. Sjellja e tillë minon procesin demokratik dhe promovimin e zgjedhjeve të lira e të drejta. PZAP, me rastin e shqiptimit te gjobës ka marrë për bazë kontekstin se deklarata është bërë në fushatë zgjedhore dhe se fjalitë e përdora i referohen grupeve të caktuara dhe si të tilla përmbajnë elemente të nxitjes së urrejtjes, diskriminimi dhe cenim të drejtave të grupeve që u është referuar”, thuhet në vendimin e PZAP-së.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…