Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në Bruksel për të zhvilluar takimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe me Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ky takim po zhvillohet për gjetjen e një zgjidhjeje për situatën e krijuar pas nisjes së zbatimit të vendimit për konvertimin e targave ilegale që i lëshon Serbia, për rajone të Kosovës.
Pas shpërndarjes së fletë-qortimeve, faza e dytë e vendimit të Qeverisë ishte parapa gjobitja që ka pasur të nis më 21 nëntor, por vendimi është shtyrë për një ditë – duke i dhënë mundësi zhvillimeve në Bruksel.
Gjoba është paraparë të kushtojë 150 euro.