KRYESORE

Media e Erdoganit, sulme dhe akuza të rënda për kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Media qeveritare turke TRT ka sulmuar ashpër Komunitetit Mysliman të Shqipërisë duke akuzuar për fondet e mbledhura për tërmetin në Turqi se kanë përfunduar në llogari të organizatës FETO, që Turqia e quan “organizatë terroriste”.

Erdogani i Turqisë në vazhdimsi ka bër përpjekje për ta kapur KMSH por pa sukses.

Sipas medias së Erdoganit:

“Bujar SPAHIU, Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, të kontrolluar nga FETO-ja, nisi një fushatë ndihme gjoja në mbështetje të viktimave të tërmetit që goditi Türkiyen më 6 shkurt 2023. Ndërsa fushata arriti të mblidhte një shumë të përafërt prej 13 milionë dollarësh me premtimin për transferimin e parave të mbledhura për të prekurit e tërmetit, zyrtarët e FETO-s u deklaruan në mënyrë të rreme autoriteteve shqiptare se shuma totale e mbledhur ishte 130.000 dollarë”.

TRT e Erdoganit shkon më larg duke akuzuar KMSH-në së paratë e mbledhura janë dërguar në në selinë e FETO-s në Pensilvani të ShBA-së:

“Donacionet e bëra për viktimat e tërmetit nuk arritën kurrë te marrësit e synuar, pasi ato u transferuan në selinë e FETO-s në Pensilvani të ShBA-së, me lehtësimin e Engjëll HOXHËS, një shtetas shqiptar anëtar i FETO-s dhe i diplomuar në Universitetin Bedër të drejtuar nga FETO-ja, që historikisht ishte i përfshirë në pastrim parash”.

 

 

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja mes SHBA-së…

6 orë ago
  • KRYESORE

Ish-pjesëtari i ISIS-it dënohet për spiunazh në favor të Serbisë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar ish-pjesëtarin e ISIS-it, Hysri Selimi, me gjashtë vjet…

15 orë ago
  • KRYESORE

Bien çmimet e naftës pas njoftimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Çmimet e naftës ranë në Azi të hënën pasi Pakistani, i cili ka ndërmjetësuar përfundimin…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…

2 ditë ago
  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

2 ditë ago