Policia e Durrësit ka arrestuar një 38-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Në pranga ka rënë Adem Dervishi, i cili ka masë sigurie arrest në burg nga Gjykata e Napolit në Itali për veprat penale organizatë kriminale dhe trafik droge.
38-vjeçari u kap në lagjen Nr.14 të Durrësit pas informacioneve policore se fshihej në këtë zonë.
Sapo ai pa forcat policore, tentoi të arratisej duke u larguar me shpejtësi në barishte dhe errësirë të plotë.
Por pas disa minuta ndjekjeje dhe kontrollit të territorit, shërbimet e policisë e prangosën 38-vjeçarin nga Durrësi.
Pas shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën dhe Interpol Romën, në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi provizor me qëllim ekstradimin drejt Italisë i 38-vjeçarit.