Në Gjykatën Themelore të Prizrenit kanë arritur, nën përcjelljen e rreptë të policisë, katër të arrestuarit që dyshohen për pjesëmarrje në grabitjen e argjendarisë në Suharekë.
Nga gjykata deklarojnë se “kemi pranuar kërkesën për caktim të paraburgimit për 4 të pandehurit për veprat penale “grabitja dhe mbajtja në pronësi të paautorizuar të armeve”.
Burime të Klan Kosovës bëjnë të ditur se njëri prej të arrestuarve, Bujar Basha, dje në polici nuk e ka folur asnjë fjale, pra është mbrojtur në heshtje. Nuk dihet nëse ka për t’u deklaruar në seancën fillestare për caktimin e paraburgimit.
Për shkaqe sigurie, mediat nuk do të lejohen brenda sallës së gjyqit, madje as afër rrethojave të objektit.
Seanca është paralajmëruar të fillojë në ora 16:00.