FOTO&VIDEO

Dallavere me testet, gjobitet laboratori

Autoritetet e shteteve fqinje gjatë verës identifikuan rezultate të dyshimta të kosovarëve të cilët i kishin prezantuar në pikat kufitare.

Kjo dhe dyshime të tjera kanë bërë që Inspektorati Shëndetësorë të kryej inspektime në laboratore biokimike dhe mikrobiologjike nëpër regjione të ndryshme të vendit.

Kësisoj inspektorët shëndetësorë gjobitën mbi 50 laboratore private të cilave më pas iu pezullua licenca për kryerjen e testimeve për COVID-19.

Megjithatë njëra nga to u gjobit më së shumti.

Laboratori ” Preventiva” nga Skenderaj u dënua me 13 mijë euro dhe pezullim të licencës për kryerjen e testeve për virus me metodën RT- PCR.

Sipas ISh-së, punonjësit e këtij institucioni privat penguan inspektorët për kryerjen e detyrës, madje të njëjtit kishin tentuar që t’i zhdukin edhe provat e rezultateve të dyshimta për koronavirus.

Inspektorati Shëndetësorë ka gjetur se në këtë institucion kanë munguar profesionistët adekuatë për kryerjen e këtyre testeve, dhe pacientët nuk janë evidentuar në listën përkatës, ashtu sikurse që nuk janë raportuar rezultatet tek IKSHPK.

Ndërkaq ISh ka hasur edhe fletë-analiza të gatshme me rezultat negativ pa të dhënat e paraqitura të pacientit.

Përfaqësues të këtij institucioni privat i thanë televizionit se kanë ushtruar ankesë tek shkalla e dytë s


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

5 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

13 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

16 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

18 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago