LAJME

Dan Hutra ‘thuri’ planin e arratisjes nga burgu i Fierit me 3 vlonjatë hajdutë! Krijuan mjete me enë kuzhine të prisnin hekurat! Kërkohet izolimi në ’41 Bis’

I njohur si vrasësi gjakftohtë i grave, Dan Hutra, është në krye të skenarit të arratisjes nga burgu i sigurisë së lartë të Fierit, që dyshohet se është organizuar gjatë festave të fundvitit. Për të realizuar planin i cili u zbulua nga stafi i burgjeve pak para mesditës së 4 janarit, 42-vjeçari nga Kukësi me histori të përsëritur kriminale, bashkëpunoi me 3 burgosur të tjerë, qelia e të cilëve është ngjitur me të tijën.

Tre vlonjatët, Martin Kapllani, Geraldo Veizi, Feti Kovaçi kishin nisur të prisnin zgarën e dritares me mjete të improvizuara. Ata kishin krijuar disa tela metalikë që dyshohet se i kishin realizuar duke shtypur enët e kuzhinës. Dan Hutra në qelinë e tij ngjitur me numrin 15, kishte bërë gati çarçafët e improvizuar si litar. Aty, stafi i burgjeve gjeti edhe mjete prerëse të improvizuara.

Nën dirigjimin e Dan Hutrës, të burgosurit, kishin bërë plan të arratiseshin gjatë ndërrimit të turneve të rojeve. Sapo dyert të hapeshin, Dan Hutra do të kalonte në qelinë e miqve vlonjatë e më tej do të vareshin me litar pasi të kishin prerë hekurat e dritares.

Martin Kapllani 21 vjeç dhe Gerlado Veiza 20 vjeç janë futur në burgun e Fierit me masë arrest me burg për vjedhje, në të njëjtën ditë, më 4 nëntor 2023. Aty kanë gjetur bashkëpunëtorin tjetër të tyre, Feti Kovaçi, 28 vjeç i cili ndodhej në paraburgim prej 21 tetorit.

Si masë ndëshkimi për planin e arratisjes, Drejtoria e Burgjeve po vijon procedurat për futjen e tyre në regjimin ’41 Bis’, pa një afat të caktuar

Dan Hutra prej 4 marsit 2023 është në masë arresti me burg për vrasjen e 3 grave, dhe plagosjen e 3 të tjerave gjatë të njëjtës ditë në Tiranë e vetëm brenda pak orëve. Të parën vrasje e kreu në 2007-ën, kur ishte vetëm 25 vjeç i mori jetën me thikë gruas së tij të parë.

Në atë që u quajt masakra e 1 marsit në Tiranë, Dan Hutra, vetëm pak kohë pasi kishte lënë burgun për dhunë në familje, plagosi ish-bashkëjetuesen që e kishte denoncuar, Elena Hysën dhe nënën e saj, e në të njëjtën banesë në Paskuqan vrau me armë zjarri motrën e ish-bashkëjetueses dhe të fejuarën e vëllait të tyre. Nga aty, vrasësi gjakftohtë arriti në Kamëz dhe vrau Etleva Kurtin 31-vjeçare, për hakmarrje ndaj vëllait të saj Vladimir Kurti me të cilin Hutra kishte pasur konflikt teksa vuanin të dy dënimin në të njëjtin burg. Pak para, Dan Hutra plagosi në zonën e “Astirit” një 40-vjeçare me të cilin kishte lidhje dhe i kërkonte vazhdimisht lekë borxh.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

51 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

1 orë ago
  • KRYESORE

Netanyahu: Islami radikal është një kërcënim i madh për botën

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…

3 orë ago
  • KRYESORE

Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë, ministria e Mbrojtjes: U neutralizua nga NATO

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani…

3 orë ago
  • BOTA

Katër anëtarë të ekuipazhit të avionit amerikan u vranë

Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.…

3 orë ago
  • KRYESORE

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike…

6 orë ago