Fëmijët deri në moshën 11-vjeçare janë duke u kthyer në qerdhe dhe shkolla në Danimarkë, teksa ky shtet bëhet i pari në Evropë që zbut masat ndaj koronavirusit, kur është në pyetje arsimi.
Kryeministrja Mette Frederiksen ka mirëpritur fëmijët, që janë kthyer të mërkuren në shkolla në Kopenhagë, raporton BBC.
Danimarka ka qenë një ndër shtetet e para në Evropë që vuri karantinën, duke i mbyllur shkollat qysh më 12 mars. Ndonëse shkalla e infeksionit në këtë shtet ka qenë e ulët, kritikët kanë paralajmëruar që kjo strategji është e rrezikshme.
“Ne jemi të gjithë pak në panik dhe duhet të sigurohemi që të gjithë do t’i përmbahemi rregullave të higjienës”, ka thënë Elisa Rimpler nga Sindikata daneze e Edukatorëve.
“Duhet t’i lajmë duart sa më shumë që mundemi gjatë dites. Nuk kemi maska dhe duhet të mbajmë një distancë nga njëri-tjetri, kështu që kjo nuk është një detyrë e lehtë”, ka thënë ajo.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…