Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka hedhur akuza ditën e sotme ndaj kryedemokratit Sali Berisha, duke thënë se po përdor PD për hallet e veta.
Komentet Shehi i bëri në ‘Dita Jonë’ në A2 CNN, ku tha se Berisha i ra me shkelm alternativës opozitare, pasi në bashkëpunim me Ramën vendosi për mos-hapjen e listave.
Shehi shtoi gjithashtu se opozita me listë të hapur e kishte të sigurt fitoren në zgjedhje, pasi sipas tij, do të mobilizonte me qindra djem e vajza në të gjithë Shqipërinë në garë të lirë e të ndershme.
Ai tha se Berisha sajon vazhdimisht një objektiv të afërt për ta mbajtur bashkë grupin pa një projekt politik.
“Do të ishte më mirë po të mos ishte Berisha në krye të PD. PD nuk do të kishte këtë ngarkesë që ka tani. PD ka harxhuar energji për të mbrojtur Berishën. Projekti politik ka qenë rreth këtij personi. Është nisur me idenë McGonigali me fustan dhe të tjerat. Është devijuar gjatë gjithë kësaj kohë në këtë punë.
Është sajuar vazhdimisht nga një objektiv i afërt për t’i mbajtur bashkë grupin pa një projekt politik. U bë lista e mbyllur, kjo është t’i biesh me shkelm alternativës opozitare. Me listë të hapur opozita fitonte. Kishim mudësi të mobilizonim qindra djem e vajza lart e poshtë Shqipërisë”, tha Shehi, shkruan A2 CNN. (
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malaga të Spanjës, ku tre shqiptarë humbën jetën…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…
Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…
Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…
Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…
Ekipi serb i futbollit mbërrin sot në Tiranë për sfidën e së shtunës (7 qershor…