Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Daut Haradinaj, në emisionin Frontal të T7, ka thënë se Komuna e Prishtinës që sa vjet i jep rrogë moderatorja e RTP në kohën e ish-Jugosllavisë, Hajrie “Spikerica”.
“Nuk kisha leju me marrë rroga Hajrie “Spikerica” dhe 16 të tjerë që i kanë shërbyer Jugosllavisë me nder kundër këtij populli…” është shprehur Haradinaj.
“Merr Hajria rrogë?”, pyeti gazetari që drejton emisionin, Arsim Lani.
“Merr edhe mirë dhe kurrë s’e ka kryer asnjë shërbim për këtë qytet që tash merr rrogë”, ka vazhduar Haradinaj.
“Vetë e 16-ta, nuk punojnë. Jetojnë në kryeqytet dhe në periferi të qytetit”, shtoi Haradinaj.
“Ka edhe shumë të tjerë që marrin rrogë në kryeqytet dhe nuk jetojnë fare në Kosovë”, ka shtuar Haradinaj.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…