Legjenda e futbollit, David Beckham, të dielën ia dorëzoi llogarinë e tij, Instagram – me 71.4 milionë ndjekës – mjekes së maternitetit në Ukrainë, në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin dhe paratë për nënat e ardhshme në vendin e shkatërruar nga lufta.
Beckham tha se mjekja heroike femër ukrainase, e identifikuar si “Iryna”, është drejtuese e Qendrës Rajonale Perinatale në Kharkiv të goditur rëndë dhe ka ndihmuar nënat të lindin në një bodrum spitali, shkruan BBC.
“Falë donacioneve tuaja, gjeneratorët e oksigjenit që ata kanë marrë po i ndihmojnë të sapolindurit të mbijetojnë në kushte të tmerrshme”, tha ish superylli anglez i futbollit në një video të postuar në faqe.
Kaloni në tregimet e mia për të mësuar më shumë rreth punës së mahnitshme që Iryna dhe punonjësit e shëndetësisë si ajo po bëjnë për të shpëtuar jetë në Ukrainë,” tha ai, duke shtuar se po bashkëpunon me UNICEF-in për të mbledhur para për ukrainasit