BOTA

SHBA: Moska ka përdorur armë kimike në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar zyrtarisht Rusinë për përdorimin e armëve kimike “si një metodë lufte” kundër Ukrainës. Në një deklaratë, Departamenti Amerikan i Shtetit tha se “Rusia ka përdorur armën kimike kloropicrinë kundër forcave ukrainase në kundërshtim me Konventën e Armëve Kimike.

“Përdorimi i kimikateve të tilla nuk është një incident i izoluar dhe ndoshta nxitet nga dëshira e forcave ruse për të zhvendosur forcat ukrainase nga pozicionet e fortifikuara dhe për të arritur përfitime taktike në fushën e betejës”, thuhet në reagimin e DASH.

Konkluzioni i SHBA-së përputhet me dëshminë e trupave ukrainase, të cilët thonë se janë sulmuar me kimikate irrituese në pjesë të vijës së tyre të frontit me forcat ruse në muajt e fundit. Sakaq, Rusia ka mohuar përdorimin e armëve kimike. Ambasadori rus në SHBA i ka quajtur akuzat e SHBA si të neveritshme dhe të pabaza.

“Nuk ka armë kimike në rezervat e ushtrisë ruse, siç konfirmohet nga hetimet ndërkombëtare. Është sikur Uashingtoni nuk e kupton se Rusia dhe rusët nuk mund të frikësohen nga vendimet e tyre. SHBA përpiqet të frikësojë partnerët rusë dhe të shënjestrojë kompanitë kombëtare të teknologjisë së lartë, të transportit dhe të energjisë, me synim ‘eliminimin’ e konkurrencës nga tregu”, thotë Anatoly Antonov, Ambasador i Rusisë në SHBA .

Nëse përdorimi i armëve kimike mohohet nga Kremlini, përdorimi i raketave balistike është një fakt i ditur. Reuters raporton për sulme me raketa balistike në portin e Odesës, ku si pasojë janë plagosur 14 persona.

Related Post

Ky është sulmi i tretë me raketa ndaj Odesës në vetëm dy ditë, bëjnë të ditur zyrtarët lokal të Odesës.

“Ambicia e Putin për të marrë Odesën ka alarmuar perëndimorët dhe vendet fqinje të Rusisë. Qyteti kufitar Narva në Estoni mund të jetë targeti i radhës i Putinit për ta destabilizuar”, citon Wall Street Journal.

Narva sipas Putin është një tokë ruse dhe si rrjedhojë i përket Rusisë. Gjuha e tretë më e përdorur është ajo ruse. Qytetarët janë në panik dhe po përgatiten për më të keqen.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Kurti pyetet për arrestimin e ish-policit të Kosovës nga Serbia, largohet pa thënë asnjë fjalë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe sot ka injoruar gazetarët, teksa ka vazhduar rrugën drejt…

2 orë ago

Kërkuan 2 orë pushim të premteve për punonjësit e besimit mysliman, PS rrëzon kërkesën e PD

Mazhoranca ka kundërshtuar nismën e deputetit demokrat Lefter Gështenja, e cila synonte që ditën e…

2 orë ago

Ambasadori amerikan në Izrael sugjeron që vendet myslimane të heqin dorë nga toka për shtetin palestinez

Ambasadori i SHBA-ve në Izrael, Mike Huckabee, ka sugjeruar që “vendet myslimane” duhet të heqin…

2 orë ago

Inteligjenca gjermane paralajmëron se Rusia po përgatit operacione me “njerëz të vegjël të gjelbër”

Drejtori i shërbimit inteligjent gjerman (BND), Bruno Kahl, ka deklaruar se Rusia dëshiron të testojë…

2 orë ago

Masakruesi nga Graz la një letër lamtumire – policia beson se e di cili mund të jetë motivi

Gazeta austriake Kleine Zeitung shkruan se policia ka gjetur një letër lamtumire në shtëpinë e…

15 orë ago

Tragjedi/ Një 15-vjeçare shqiptare dyshohet në mesin e viktimave në Austri

Një 15-vjeçare nga Vitia, është një nga viktimat e masakrës së ndodhur në një shkollë…

20 orë ago