LAJME

“Jetonin vetëm, s’kishin fëmijë”- Pistat e hetimit për vrasjen e çiftit në Dropull

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në në fshatin Bodrisht të Dropullit, ku çifti i bashkëshortëve Kosta Ilia, 84-vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88-vjeçe, u gjetën të pajetë dhe të dhunuar brenda banesës së tyre.

Korrenspondenti i Euronews Albania, Blerin Kore, bën me dije se pistat që po heton policia janë ato të krimit në familje apo një tentative grabitjeje.

Sipas policisë në trupin e viktimave janë konstatuar dhenja dhune që dyshohet se janë shkaktuar nga goditjet me sende të forta.

Në shtëpinë e të moshuarve nuk janë gjetur dëmtime të xhamave, apo dyerve, theksoi gazetari i Euronews Albania.

Çifti i të moshuarve nuk kishin fëmijë, ndërkohë që u gjetën të pajetë nga fqinjët mëngjesin e të enjtes. Ishte motra e të ndjerit nga Athina ajo e cila vuri në lëvizje fqinjët pasi nuk mund të lidhej dot në telefon me çiftin e të moshuarve.

“Sipas policisë dyshohet se janë goditur me mjete rrethanore ç’ka ka shkaktuar vdekjen e tyre. Personat janë gjetur të pajetë në brendësi të banesës. Ndërkohë që policia vijon hetimet, dyshohet për disa pista ngjarjesh. Policia është shprehur për një krim në familje fillimisht, dyshohet gjithashtu dhe për një tentativë grabitjeje. Megjithatë policia thekson faktin se banesa nuk është e dëmtuar, shqyerje të dyerve apo dritareve, ndërkohë që edhe orenditë kanë qenë të rregullta që do të thotë se nuk ka pasur kërkime për të holla që çifti mund të ketë patur në banesë.

Të dy të moshuarit jetonin vetëm, ata ishin një çift që nuk kishin fëmijë. Kanë qenë fqinjët e tyre që kanë konstatuar vrasjen. Unë komunikova me fqinjët, ka qenë motra e të moshuarit e cila jeton në Athinë, e cila ka tentuar të komunikojë përmes telefonit, por i vëllai dhe gruaja e tij nuk përgjigjeshin. Atëherë ajo ka njoftuar banorët e saj dhe kjo ka vënë në lëvizje fqinjët të cilët kanë shkuar në banesë”, tha Kore.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

5 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

14 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago