BOTA

Dëbimi i emigrantëve të paligjshëm, Trump s’e përjashton mundësinë ta bëjë edhe me shtetasit amerikanë që kanë kryer krime

Presidenti Donald Trump ka rikthyer në vëmendje idenë e tij për dëbimin nga SHBA të shtetasve amerikanë që kryejnë krime.

Gjatë një vizite në një qendër paraburgimi për emigrantë në Everglades të Floridës, presidenti ripërsëriti pretendimet se shumë emigrantë që tani janë shtetas amerikanë kanë kryer krime serioze.

“Ata nuk janë të rinj në vendin tonë. Janë prej kohësh këtu. Shumë prej tyre kanë lindur në vendin tonë. Mendoj se duhet t’i nxjerrim jashtë nga këtu, po të doni të dini të vërtetën,” tha ai. “Ndoshta kjo do të jetë puna tjetër.”

Kjo propozim u bë pak javë pasi Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm Brett Shumate, i emëruar nga Trump, publikoi një memorandum që u jep prokurorëve amerikanë një diskrecion të gjerë për të vendosur kur të fillojnë procesin e heqjes së shtetësisë për të “avan­cuar objektivat politike të administratës.”

Memorandumi rekomandon që disa raste që prokurorët duhet të ndjekin përfshijnë ato kundër personave të përfshirë në tortura, krime lufte, trafikim njerëzish dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Ekspertët ligjorë kanë paralajmëruar se propozimet e Trump janë të paligjshme dhe shkelin Amendamentin e Tetë të Kushtetutës, i cili ndalon dënime çnjerëzore dhe të pazakonta. Deri tani, kjo çështje nuk ka arritur në gjykata.

Trump pranoi se nuk e di nëse dëbimi i shtetasve amerikanë të dënuar për krime është ligjor.

“Do të duhet ta zbulojmë ligjërisht. Thjesht po them që nëse do të kishim të drejtën ligjore ta bënim, do ta bëja pa hezitim,” shtoi ai. “Nuk di nëse e kemi apo jo këtë të drejtë, po e shqyrtojmë tani.”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

12 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

15 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

17 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

17 orë ago