Një fluturim çarter është nisur të hënën nga Aeroporti i Hanoverit.
Rreth 70 persona janë transportuar me aeroplan për në Shqipëri dhe Kosovës, raportoi të hënën gazeta gjermane Die Welt.
Të dëbuarit ishin azilkërkues në Gjermani.
Deputeti i Unionit Demokristian (CDU), Gunter Krings tha për Die Welt se Gjermania ka nevojë për më shumë dëbime të tilla.
“Ne duhet t’i intensifikojmë këto fluturime”, tha ai.
E drejta për azil ka dy anë, sipas anëtarit të partisë që i fitoi zgjedhjet parlamentare këtë vit.
“Ne duam t’u japim mbrojtje atyre që kanë nevojë për atë – por edhe të deportojmë ata që nuk kanë nevojë për këtë mbrojtje ose që e kanë humbur të drejtën duke kryer akte dhune”.