I dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, Keith Kellogg, ka qortuar të mërkurën një zyrtar të lartë rus për nxitjen e frikës nga Lufta e Tretë Botërore, pasi Trumpi paralajmëroi se presidenti rus, Vladimir Putin “po luante me zjarrin” për Ukrainën.
“Ajo që Vladimir Putini nuk e kupton është se nëse nuk do të isha unë, shumë gjëra vërtet të këqija do të kishin ndodhur tashmë në Rusi, dhe dua të them ‘vërtetë keq’. Ai po luan me zjarrin”, ka shkruar Trumpi në postim të martën.
Zyrtari i lartë rus i sigurisë, Dmitry Medvedev, një ish-president, hodhi menjëherë poshtë kritikat e Trumpit.
“Sa i përket fjalëve të Trumpit për Putinin ‘që po luan me zjarrin’ dhe ‘gjëra vërtet të këqija’ që po i ndodhin Rusisë. Unë di vetëm një gjë vërtetë të keqe – LUFTA E Tretë Botërore. Shpresoj që Trumpi ta kuptojë këtë!”, ka shkruar Medvedev në anglisht në platformën e mediave sociale X.
I dërguari i SHBA-së Kellogg citoi më pas postimin e Medvedevit duke e quajtur atë të pamatur.
“Nxitja e frikës për Luftën e Tretë Botërore është një koment fatkeq, i pamatur… dhe i papërshtatshëm për një fuqi botërore”, ka shkruar Kellogg në X.
“Presidenti Trump po punon për të ndalur këtë luftë dhe për t’i dhënë fund vrasjeve. Ne presim marrjen e Memorandumit që ju premtuat një javë më parë. Ndalni sulmet tani”, ka shkruar Kellogg.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…