epa10664551 Prime Minister of Kosovo Albin Kurti attends a session titled 'In the Spotlight: Future of Kosovo' at GLOBSEC Security Forum in Bratislava, Slovakia, 31 May 2023. EPA-EFE/MARTIN DIVISEK
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti ka folur sot në lidhje me deklarimin e presidentit amerikan, Donald Trump i cili dje tha se do t’i kthehet çështjes Kosovë-Serbi.
Kurti ka thënë se nuk mund të normalizohen marrëdhëniet mes dy shteteve para se Serbia të dorëzoj Milan Radojçiqin Kosovës.
Ai ka thënë se pas kësaj ata duhet të nënshkruajnë një marrëveshje bazike me aneksin e zbatimit.
“Ne kemi një marrëveshje bazike me Serbinë, e cila po shkelet nga Serbia dhe natyrisht që për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve tona është e domosdoshme që ata pike së pari t’ua dorëzojnë autoriteteve të shtetit tonë, Milan Radojçiqin, kryekriminelin që na vrau rreshterin policor, heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku. Më pastaj të pranojnë të nënshkruajnë marrëveshjen bazike me aneksin e zbatimit dhe njëkohësisht ta tërheqin letrën nga dhjetori i vitit 2023, kur ish-kryeministrja Brnabiq pati thënë që nuk respekton integritetin territorial të Kosovës”, tha Kurti.
Për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, ai ka thënë se trysnia duhet të jetë mbi Serbinë.
”Unë besoj që normalizimi është i mundur, trysnia duhet të jetë mbi Beogradin, dhe gjithmonë e mirëpresim rolin e SHBA të cilët paraqesin aleatin tonë kryesor, partnerin e pazëvendësueshëm dhe mikun special në tri fusha kryesore: e para mbrojtja, e dyta është diplomacia dhe e treta është zhvillimi”, ka shtuar Kurti.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…