LAJME

Del dokumenti që ndërlidh BIA edhe inteligjenca ushtarake të Serbisë me trafikimin e drogë

Skandali ‘Jovanjica’ në Serbi ka nxjerrë në pah lidhjet e mafias me shërbimet e inteligjencë dhe sigurisë në Serbi, duke implikuar krerët e shërbimeve si Bratislav Gasic dhe Aleksandar Vulin, e me ta direkt vet presidentin serb Vucic, transmeton Gazeta Metro.

Procesi gjyqësor që po mbahet ndaj Predrag Koluvija, pronar i një ferme bujqësore ‘Jovanjica’ në rrethinë të Beogradit që kur u zbulua se ishte një fabrikë masive e prodhimit ilegal të marihuanës nga policia e Beogradit dridhi gjithë sistemin e inteligjencës së Serbisë.

Kreu më i lartë i agjencisë së inteligjencës së Serbisë (BIA), tentoi të fshehë rastin e mbyllë hetimin por nuk u lejua nga inspektori i policisë Dusan Mitic, që madje në proces gjyqësor tha se ka dëshmi direkte për ndërhyrje, tentim korruptimi dhe shantazhi e kërcënimi nga vet krerët e BIA për të hequr dorë nga hetimi.
Inspektori Mitic në gjyq dëshmoi se ka pasur synim edhe arrestimin e vet Bratislav Gasic, shefit asokohe të BIA për pengimin e rastit.

Mitic kishte shtuar në dëshmi se Koluvija me fjalët e veta kishte implikuar edhe inteligjencën ushtarake të Serbisë, kur u kishte thënë me mburrje se ishte agjent i këtij autoriteti. Mitic kishte shtuar se gjatë bastisjes kishte gjetur dokument që e vërtetonte këtë pretendim.

Mitic kishte akuzuar gjatë gjykimit se edhe prokurori hetues i rastit, publikisht madje e në sy të tij, nganjëherë sillej si avokat mbrojtës.

Ky dokument i pretenduar të martën është publikuar në rrjete sociale në Serbi dhe mban datën e vitit 2019 kur në krye të ministrisë së mbrojtjes ishte Aleksandar Vulin.

Koluvija kishte të punësuar ish agjentë të BIA’së në Jovanjica dhe mbrohej nga strukturat aktive të kësaj agjencie. Një tjetër fakt që theksohet si shqetësues në opnionin publik serb se avokati mbrojtës i Koluvija është anëtar i kryesisë së Partisë Progresive Serbe të prirë de fakto nga presidenti serb Aleksandar Vucic.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

9 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

17 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

20 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

22 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago