Del ‘jashtë kontrollit’ situata LIVE, aktivistja largohet nga emisioni pas sherrit me Sazan Gurin: Mos më prek, mbylle gojën

Aktivistja Gresa Hasa dhe ambientalisti Sazan Guri u përfshin në një debat të ashpër që e detyroi aktivisten të lërë studion e emisionit “360 gradë”.

Ajo akuzoi Sazan Gurin për seksizëm, ndërsa tha se është edhe injorant.

Ndiqni debatin

Gresa Hasa: Ambienti është kaq toksik, ka kaluar jashtë teme Nuk kam asgjë për të thënë, çfarë kisha për të thënë i thashë. Nuk jemi brenda temës, nuk e ndjej veten pjesë të një diskutimi të tillë

(Ndërhyn Sazan Guri)

Gresa Hasa: Nuk ka nevojë të më prekni

Sazan Guri: Jashtë teme brenda teme, kush je ti që përcakton. Ti i kërkon hesap atij (Artur Meçes)

Gresa Hasa: Zotëri më ngre zërin do të denoncoj

Sazan Guri: Të respektuan si vajzë e bukur

Gresa Hasa: Si vajzë e bukur?? Edhe seksizëm. Ore zotëri mund ta mbyllësh gojën

Sazan Guri: Ne jemi bashkë