POLITIKE

Deliu-Kodra: Lobistët serbë po përdorin fëmijët për fushatë kundër Kosovës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka reaguar ndaj protestave që serbët kanë mbajtur në Washington.

Deliu-Kodra ka paraqitur në profilin e saj në Facebook disa fotografi në të cilat shihen disa fëmijë serbë duke mbajtur pankarta me gjuhë ofenduese ndaj ish-presidentit amerikan Bill Clinton, për shkak të intervenimit ndaj gjenocidit të Serbisë të bërë në Kosovë.

”Lobistët serb shfrytëzojnë vëmendjen globale të protestave kundër racizmit për të fyer ish-Presidentin amerikan Bill Clinton, i cili nëpërmjet fushatës ajrore kundër forcave serbe parandaloi spastrimin etnik dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Në këto protesta dhe marshe ku demonstrohet si rrallë më parë kundër paragjykimeve, të cilat vazhdojnë të shkaktojnë viktima, lobistët serbë përdorin fëmijët për të përcjellur pikërisht mesazhin e kundërt, atë të urrejtjës së padurueshme ndaj tjetrit.

Përveç parullës monotone “Kosova është Serbi”, ajo që bie në sy është një vogëlush i pafajshëm, të cilit i është vënë në duar pankarta me përmbajtje të rëndë fyese “Klinton ‘peder’ serbët mbajnë mend”.

Përveç figurës së Klintonit, ata fyejnë rëndë komunitetin LGBTI, e që këto protesta masive kanë qëllim ta luftojnë mu këtë dukuri të përhapjes së urrejtjës bazuar mbi paragjykime.

Shqiptarët nuk harrojnë! Përherë mirënjohës Presidentit Klinton, pa të cilin liria do të ishte pakrahasimisht më e kushtueshme.

Foto: Cristina Maza, gazetare e pavarur. Realizuar gjatë protestës anti-racise në Washington D.C”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Trump paralajmëron Iranin për minat në Gjirin e Hormuzit:“Pasojat ushtarake do të jenë historike”

Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘Nvidia’ për zhvillimin e AI-së

Kompania shqiptare e inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, e themeluar nga Mira Murati, ka njoftuar…

9 orë ago
  • BOTA

Rusia tradhtoi Iranin!

Rusia i ka siguruar Shtetet e Bashkuara se nuk do t'i kalojë Iranit informacione inteligjence…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një shqiptare pritet të bëhet Zonja e Parë e Baden-Wurttembergut

Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…

12 orë ago
  • KRYESORE

Tragjedia në Rahovec: A duhet të agjërojnë fëmijët?

Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pamje nga përleshja me armë i grupeve “Capat”- “Sekiraqa” në 2024-ën në Aktash, ku mbeti një i vdekur

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…

13 orë ago