Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Isa Mustafa ka mbajtur dje takim me kryetares e Degëve të Partisë ku është disktuar për situatën e fundit në vend.
Njëra prej pikave që është trajtuar ishte edhe vota kundër/apstenuese e Vjosa Osmanit, Haxhi Avdylit dhe Fatmir Rexhepit, ndaj Qeverisë Hoti.
Ndonëse në disa media u raportua se kishte kërkesë për largimin e këtyre të fundit nga partia, ndryshe thonë në LDK.
Kryetari i Degës së II në Prishtinë, Florian Dushi tregoi për “Indeksonline” se çfarë u diskutua në takim.
“Natyrisht, unë dhe shumë Kryetar të tjerë jemi shprehur të shqetësuar me faktin e mosrespektimit të vendimeve të organeve të LDK-së, pjesa tjetër është spekullim i burimeve dashakeqe të LDK-së”, ka thënë ai.
Ndërsa, Dushi u shpreh se nuk kishte asnjë propozim për largimin e 3 deputetëve.
“… keni parasysh, ai ka qenë takim me kryetar të degëve ku kryetarët, e përmes tyre degët njoftohen lidhur me zhvillimet e fundit politike, por nuk është ndonjë forum vendimmarrës”, ka deklaruar ai.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…