POLITIKE

Demagogu Rama: Do tundë themelet e çdo pasurie të krimit

Platforma që do të prezantohet më 25 nëntor kundër të ashtuquajturit grupi “kap ça të kapësh” në drejtësi, sipas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, do të tundë themelet mbi të cilat qëndron sot ngrehina e krimit të organizuar në Shqipëri, si dhe themelet e pasurisë.

Sipas Ramës, krimi i organizuar është kthyer në një motiv lufte politike.

“Kjo platformë do të jetë sfida e këtij Kuvendit dhe do e ndajë këtë sallë në ata që janë gati dhe në ata që nuk janë gati. Do të ndajë njëherë e mirë një histori të vjetër ku është përzjerë i njomi me të thatin dhe ku krimi i organizuar është kthyer nga një problem i përbashkët, në një motiv lufte politike. Nga një armik i përbashkët, në një aleat politik i atyre që e kanë përdorur vijmësisht produktin e krimit për ta hedhur si mish të ngrodhur në oborrin tonë”, tha Rama.

Teksa fliste për grupin “KÇK”, Rama kaloi sërish te presidenti Ilir Meta, kundër të cilit po zhvillohej seanca e jashtëzakonshme në Kuvend.

“Kjo është koha ku i gjithë ky proces dhe i gjithë ky zinxhir krizash të sajuara artificialisht nga Ilir Meta dhe nga të gjithë ata që i përkasin fronit të mirënjohur qysh në ditën e parë kundër reformës në drejtësi, të marrë drejtimin e duhur dhe të marrë përgjigjen e duhur nga ne”, tha ai, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Më tej, Rama shtoi: “Kjo është koha kur përgjigjja jonë duhet të jetë pa asnjë ekuivok dhe duhet të tundë themelet mbi të cilat sot e gjithë ditën qëndron ngrehina e krimit të organizuar në Shqipëri. Duke tundur themelet e çdo pasurie të krimit dhe duke tundur themelet nën këmbët e kujtdo që brenda sistemit të drejtësisë, prokuror a gjykatës, është bashkuar me krimin”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

10 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

20 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

24 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago