POLITIKE

Dënimi i Todosijeviq, reagon BE: Kosova s’e respektoi Marrëveshjen e Brukselit

Gjykata e Apelit në Kosovë e ka konfirmuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, sipas të cilit deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, Ivan Todosijeviq, ishte dënuar me dy vjet burgim për mohimin e Masakrës së Reçakut.

Por, për këtë çështje ka reaguar Bashkimi Europian duke i rikujtuar Kosovës se nuk e ka zbatuar një marrëveshje të arritur në Bruksel në lidhje me një rast të tillë.

Zëdhënësi i BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Peter Stano, në një përgjigje për Klankosova.tv ka thënë se Kosova, sikurse Serbia, duhet t’i përmbahen marrëveshjeve të nënshkruara.

“Lidhur me modalitetet e gjykimit të zotit Todosijeviq në apel, ne kujtojmë se marrëveshja e vitit 2013 e arritur në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë mbetet e vlefshme. Kjo marrëveshje parashikon ndër të tjera se “Gjykata e Apelit në Prishtinë do të krijojë një panel të përbërë nga shumica e gjyqtarëve serbë të Kosovës që do të merren me të gjitha komunat me shumicë serbe të Kosovës”. Në këtë rast të veçantë, nuk është respektuar”, ka thënë Stano për portalin.

Gjithashtu, ai ka thënë se Marrëveshja e Brukselit është gurthemeli i normalizimeve të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe nuk guxon të minohet.

“BE pret që të gjitha marrëveshjet e dialogut të respektohen dhe zbatohen plotësisht nga të dyja palët. Ne gjithashtu presim që të dyja palët të kontribuojnë në mënyrë konstruktive në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht detyruese për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre”.

Megjithatë, BE është kundër një mendimi si Teodosijeviqit dhe tha se është kundër vlerave që promovon Unioni.

“Në të njëjtën kohë, ne theksojmë fuqimisht se çdo mohim ose revizionizëm i ngjarjeve të ndodhura gjatë konflikteve në Ballkanin Perëndimor në vitet 1990 është në kundërshtim me vlerat e Bashkimit Europian dhe projektin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Ne i bëjmë thirrje të gjithëve të tregojnë respekt për viktimat dhe të punojnë për një vlerësim të sinqertë dhe të mirëfilltë të së kaluarës. Rajoni ka nevojë për pajtim, stabilitet dhe normalizim të marrëdhënieve”, ka përfunduar Stano.

Todosijeviq në mars të vitit 2019 kishte deklaruar se “arsye për agresionin e NATO-s ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë dhe masakra e trilluar e Reçakut”.

Në këtë vit, Todosijeviq ishte ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe për këtë deklaratë ishte shkarkuar nga kryeministri i atëhershëm i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Pas vendimit të Gjykatës Themelore, mbrojtja e të pandehurit ishte ankuar në Gjykatën Supreme, duke thënë se ai nuk ka bërë vepër penale me deklaratën e tij. Por, ai u dënua nën akuzat për nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Masakra e Raçakut, në të cilën 45 shqiptarë të Kosovës u vranë nga forcat serbe, ishte një nga ngjarjet që e shtynë NATO-n të fillojë fushatën e bombardimeve për të ndalë spastrimin etnik në Kosovë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

46 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

6 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

16 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

19 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

20 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

23 orë ago