Avokati Gazmend Halilaj ka reaguar pasi Gjykata Speciale dënoi sot Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinaj.
Halilaj përmes një postimi në Facebook, thotë se i ka paralajmëruar që mos të luajnë me Gjykatën Speciale.
“Ishte 09-shtatori-2020, kur i këshillova, i njoftova për pasojat, sepse nuk doja t’i shihja në burg.
Por, numri i atyre që i motivonin për të gabuar ishte shumë herë më i madh, të njëjtit janë sot, që nxjerrin lot krokodili.
Jo njerëz, vetë i keni nxitë me gabue, sot mos vajtoni, por i paqi në qafë…”, shkruan Halilaj.
Avokati në shtatorin e vitit 2020, kishte thënë që mos të luajnë me Gjykatën Speciale.
Ai shkruante se OVL-UÇK bëri gabim të madh kur hapi dhe publikoi dosjet e Speciales.
Madje Halilaj i kishte paralajmëruar se do t’ju kushtonte kjo.