FOTO&VIDEO

“Më preu në besë, skenar vrastar”/ Ky është avokati që ishte cak i sulmit në Klinë, në mbrojtje i doli familja Gashi

Sot, në mesditë, dy persona u plagosën në qendër të qytetit të Klinës, në afërsi të zyrës së një avokati, pas një përleshje të momentit, kur situata eskaloi në përdorimin e armës. Sinjali raportoi ekskluzivisht se në këtë përleshje u përfshinë dy familje, Gashi dhe Daka, si dhe një avokat. Gjithë ngjarja dyshohet se ndodhi pasi tre anëtarë të familjes Daka, dyshohen se filluan sulmin ndaj avokatit dhe për t’i dalë në mbrojtje këtij të fundit, ndërhyri edhe familja Gashi.

Avokati të cilit i doli në ndihmë Zafer Gashi, bashkë me djalin e tij, Fitimin, i cili më pas dyshohet se u plagos nga Rasim Daka, është Veton Puka.

Avokati Veton Puka

Ashtu siç raportoi Sinjali fillimisht, edhe Zafer Gashi është shprehur se dy të dyshuarit Rasimi dhe Maliqi e kanë sulmuar fillimisht avokatin Puka dhe për të mos u përshkallëzuar situata, ai me djalin e tij i kanë dalë në ndihmë dhe s’kishin të bënin asgjë me problemin e tyre.

Në një deklaratë publike, Gashi ka thënë se është prerë në besë nga familja Daka, të cilët sipas tij ‘kurdisën’ siç thotë ai planin vrastar dhe i sulmuan.

“Me preu  në besë Rasim Daka e Maliq Daka. Unë dhe djali skishim kurfar fjalosje me te ne  ishim në mbrojtje të avokatit Veton Puka te cilin e sulmuan po sa doli nga zyra e ti e punës. Ne smund ta lenim vetem Avokat Vetoni  pas zenkes qe pat në zyre me Maliq Daken  donim ta percjellim Avokatin deri në shtepi te ti. Maliq Daka e ftoi djalin e ti,  vellaun e ti , djalin e vellaut dhe nje tjetre dhe  ishin te armatosur te katertit. Ky skenar vrastar ishte i kurdisur dhe i planifikuar nga Maliq Daka”, ka shkruar ai

Sipas tij, kur familja Daka nisi sulmin, ai iu ishte drejtuar Maliq Dakës me disa fjalë.

“Ata  të armatosur ( kater veta) kishin zenë pusi dhe menjeher na sulmuan me armë e cila e plagosi rënd djalim tim. Me zakone shqiptare ju drejtova  me duar lart:  O Maliq Daka fale kesaj here Veton Puken se a me mua”.

Ndryshe, deri më tani lidhur me këtë rast janë arrestuar pesë persona, tre anëtarë të familjes Daka, Rasimi, Maliqi dhe Erturi, djali i Zafer Gashit, Fitim Gashi, si dhe avokati Veton Puka.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit, ndërkohë që janë sekuestruar armët e gëzhojat, një sprej e një brisk, që u gjetën në vendin e ngjarjes.

Burimet e Sinjalit thonë se në këtë përleshje u përdorën armë nga Fitim Gashi dhe Rasim Daka, ndërsa të dyshuarit e tjerë janë përfshirë në rrahje.

Sipas burimeve brenda spitalit, Fitimi ka pësuar plagë në këmbë, ndërsa Rasimi është plagosur në bel, teksa Maliq Daka ka dëmtuar disa dhëmbë gjatë përleshjes.

Të arrestuarit për këtë rast do të hetohen për kryerjen e veprave penale “vrasje në tentativë dhe pjesëmarrje në rrahje”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

2 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

7 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

20 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

21 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago