LAJME

Dënohen me nga 4 vite burgim dhe 10 mijë euro disa të akuzuar në rastin “Subvencionet II”

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj gjashtë të akuzuarve Blerim Mulliqi, Bekim Bruçi, Dukagjin Deda, Sadri Berisha, Pashk Krasniqi dhe Ramadan Zeqiraj, të akuzuar për veprat penale “Marrje ryshfeti”, “Ushtrim ndikimi”, “Dhënie ryshfeti” dhe “Mashtrim me subvencione”, në rastin “Subvencionet II”, duke i dënuar (së bashku) me 4 vite burgim dhe 10 mijë euro gjobë.

Aktgjykimi ndaj gjashtë të akuzuarve u shpall të mërkurën, nga gjykatësja Violeta Namani.

Ndërsa, gjykimi në këtë rast do të vazhdojë për të akuzuarit Luan Statovci, Sedat Shkodra, Berat Nika, Gëzim Morina, Rasim Zekaj, Afrim Mehmetaj, Donard Draga, Hazir Metaj dhe Hysni Morina.

Sipas aktgjykimit, të akuzuarin Blerim Mulliqi, për veprën penale “Marrje ryshfeti”, gjykata e dënon me 1 vit e 6 muaj burgim, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Po ashtu, i njëjti obligohet të kompensojë dëmin e shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës në shumën 8 mijë e 400 euro. Ndaj të akuzuarit Mulliqi, u shpall edhe dënim plotësues, ndalim i ushtrimit të profesionit në administratë publike dhe në funksionet e shërbimeve publike.

Ndërsa, i akuzuari Bekim Bruçi për veprën penale “Ushtrim ndikimi”, u dënua me 6 muaj burgim dhe 1 mijë euro gjobë. Në dënimin me burgim, do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Sipas aktgjykimit, të njëjtit, dënimi me burgim, me pëlqimin e tij mund t’i zëvendësohet me gjobë në shumën 3 mijë e 600 euro.

Kurse, i akuzuari Dukagjin Deda për veprën penale “Dhënie ryshfeti” u dënua me 1 mijë euro gjobë dhe 6 muaj burgim, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak.

Edhe të akuzuarit Deda, me pëlqimin e tij, dënimi me burgim mund t’i zëvendësohet me gjobë në shumën 4 mijë euro.

Kurse, Ramadan Zeqiraj për veprat penale “Dhënie ryshfeti” u dënua me 1 mijë euro gjobë dhe 6 muaj burgim, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak.

Të akuzuarit Zeqiraj, dënimi me burgim prej 6 muajsh, mund t’i zëvendësohet në dënim me gjobë në dhumën prej 4 mijë euro.

Ndërsa, për “Mashtrim me subvencione” u dënua me 5 mijë euro gjobë, i cili dënim duhet të paguhet në afat prej 15 ditëve jo më gjatë se 6 muaj pasi aktgjykimi të marrë formën e prerë.

Nëse i akuzuari Zeqiraj nuk dëshiron të paguajë dënimin me gjobë ose nuk mundet, i njëjti i zëvendësohet me burgim.

I akuzuari Zeqiraj obligohet të bëjë kompensimin e dëmit të shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës, në vlerë prej 12 mijë euro.

Kurse, i akuzuari Sadri Berisha për veprën penale “Dhënie ryshfeti” u dënua me 1 mijë euro gjobë dhe 6 muaj burgim. Në dënimin me burgim, të njëjtit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak.

Sipas aktgjykimit, dënimi me burgim, të njëjtit me pëlqimin e tij mund t’i zëvendësohet në gjobë prej 4 mijë euro.

I akuzuari Pashk Krasniqi, për veprën penale “Dhënie ryshfeti” u dënua me 1 mijë euro gjobë dhe 6 muaj burgim.

Të akuzuarit Krasniqi, dënimi me burg me pëlqimin e tij mund t’i zëvendësohet me gjobë në shumën 4 mijë euro.

Obligohet secili i akuzuar veç e veç t’i paguajë shpenzimet e procedurës penale, në emër të paushallit gjyqësor shumën nga 100 euro dhe nga 100 euro për fondin e kompensimit të viktimave të krimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

6 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

10 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

12 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago