Bashkëshortja e ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, Mirvete Hasani Lushtaku, është dënuar me gjashtë muaj burgim, pasi është shpallur fajtore se ka mundësuar arratisjen e Lushtakut nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK).
Por, ky dënim, me pëlqimin e të akuzuarës është zëvendësuar me gjobë, në shumë prej 3500 euro, të cilën nëse nuk e paguan, dënimi do t’i shndërrohet me burg.
Ajo është obliguar që të paguajë edhe 50 euro në emër të paushallit gjyqësor, derisa palët e pakënaqura kanë hequr dorë nga e drejta e ankesës.
Aktgjykimi ndaj saj është shpallur pasi që dy ditë më parë ishte aprovuar marrëveshja për pranimin e fajësisë, pasi që cilës edhe ishte veçuar procedura ndaj saj.Pasi që ka arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë, është veçuar procedura ndaj të akuzuarës Mirvete Hasani Lushtaku, në gjykimin për arratisjen e ish-kryetarit të Komunës së Skenderajt nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK)