LAJME

Dënohet me 22 vjet burgim i akuzuari për vrasjen e 17-vjeçarit në Prishtinë

Eduard Ibrahimi është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik prej 22 vite burgim, për vrasjen e 17-vjeçarit, Lekë Bulliqi, në vitin 2020, në Prishtinë.

Ibrahimi po akuzohet se më 12 mars 2020 e ka privuar nga jeta të miturin, dhe me atë rast me dashje ka vënë në rrezik jetën e R.G. dhe B.S.

Ndërsa, Përparim Ibrahimi po akuzohet se e kishte ndihmuar të akuzuarin Eduard Ibrahimin për të fshehur armën me të cilën ky i fundit e kishte privuar nga jeta të ndjerin L.B. Kurse, Lirim Begolli po akuzohet se pasi dy të akuzuarit Ibrahimi dhe Matoshi kishin kryer veprën penale, i njëjti i kishte strehuar në shtëpinë e tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kurse, i akuzuari Egzon Matoshi në seancën e 20 majit 2021, e kishte pranuar fajësinë që e kishte ndihmuar të akuzuarin Eduard Ibrahimi që të kryejë vrasjen.

Fillimisht ndaj Ibrahimi për veprën penale “Vrasje e rëndë” u shqiptua dënim me burgim prej 21 vitesh ndërsa për armëmbajtje atij iu shqiptua dënimi më 1 vit e 6 muaj burgim.

Ndërsa dënimi unik për këto vepra u shqiptua me 22 vite burgim, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe të njëjtit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago