LAJME

Dënohet me burg amerikani, klonoi delen gjigante!

Një mbarështues bagëtish në shtetin Montana në SHBA u dënua me 6 muaj burg pasi klonoi një specie të një deleje gjigante, për t’i shitur më pas të vegjlit e saj për gjueti.

Sipas dokumenteve të shfaqura në gjyq, 81-vjeçari Arthur “Jack” Schubarth, importoi në mënyrë të paligjshme nga Kazakistani pjesë trupi nga delja argali “Marco Polo”, një rracë e egër që rritet në Azinë Lindore dhe Himalaje dhe dërgoi materialin gjenetik në një laborator për të klonuar embrionet.

Nga procesi i klonimit doli vetëm një dash i kësaj race, të cilin i pandehuri e quajti Mbreti i Malit në Montana. Më pas ai përdori individin mashkull për të mbarsur dele të zakonshme, ndërsa të vegjlit i shiste për t’u përdorur në gjueti. Deshët e kësaj race mund të peshojnë mbi 135 kg dhe kanë brirë deri në 1,5 metra të gjatë.

Mbarështimi i tyre është i ndaluar në Montana, për të mbrojtur speciet vendase të deleve nga sëmundjet dhe për të parandaluar krijimin e specieve hibride. Por sipas autoriteteve, një prej të vegjëlve që kishte baba “Mbretin e Malit” shitej deri në 10 mijë dollarë. Përveç burgut, i moshuari, i cili shfaqi pendesë në sallën e gjyqit, do të paguajë edhe një gjobë prej 20 mijë dollarësh. Ndërsa “Mbreti i Malit” do të dërgohet në një kopsht zoologjik.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

9 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

17 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

21 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

23 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago