Departamenti Amerikan i Drejtësisë konfirmoi se SHBA-ja kapi avionin e presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro.
“Departamenti i Drejtësisë njoftoi sot sekuestrimin e një avioni Dassault Falcon 900EX në pronësi dhe operim për të mirën e Nicolas Maduro Moros dhe personave të lidhur me të në Venezuelë”, tha agjencia në një deklaratë.
“Aeroplani u sekuestrua në Republikën Domenikane dhe u transferua në Distriktin Jugor të Floridës me kërkesë të Shteteve të Bashkuara bazuar në shkelje të ligjeve të kontrollit të eksportit dhe sanksioneve të SHBA”.
“Departamenti i Drejtësisë sekuestroi një avion që ne pretendojmë se ishte blerë në mënyrë të paligjshme për 13 milionë dollarë përmes një kompanie guaskë dhe u kontrabandua nga Shtetet e Bashkuara për përdorim nga Nicolas Maduro dhe miqtë e tij”, tha në deklaratë Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland.
Sekuestrimi i avionit u raportua fillimisht nga CNN.