POLITIKE

Deputeti Bajqinovci: Në këtë ditë nënshkruhet marrëveshja VV-LDK

Liderit të VV-së, Albin Kurti, i kanë mbetur edhe 11 ditë deri në përfundimin e afatit për formimin e qeverisë, pasi paraprakisht ai është nominuar për postin e kryeministrit nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Gjatë katër ditëve brenda afatit, nuk pati asnjë takim ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, mirëpo njëri nga deputetët më të votuar të LVV-së, Mefail Bajqinovci, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se beson shumë që të dielën do të arrihet marrëveshja mes dy partive.

“Besoj shumë se të dielën do të arrihet marrëveshja. Ne i kemi dhënë ofertën LDK-së, që të marrin më shumë ministri”, është shprehur Bajqinovci.

Ai ka folur edhe për çështjen e kryetarit të Kuvendit, ku Glauk Konjufcën e konsideron të paprekshëm nga ajo pozitë në këtë situatë, teksa ka thënë se është joserioze nga LDK që ta kërkojë dorëheqjen e tij, kur vet e ka votuar.

“Qëndrimi i LVV-së është që Glauk Konjufca mbetet kryetar i parlamentit. Është jo serioze që vet LDK e ka votuar e tash të kërkohet dorëheqja e tij. LDK duhet të reflektoj që të formohet koalicioni i shpresës dhe t’i largojmë keqpërdoruesit nga pushteti”, tha ai.

Bajqinovci thotë se vetëm koalicioni VV-LDK do të sjellë perspektivë në Kosovë, pasi këtë e ka kërkuar vet populli.

“Kosova duhet të bëhet me Qeveri sa më shpejtë që të jetë e mundur. Suksesi i Kosovës, pritjet e qytetarëve, politika e jashtme dhe ajo me fqinjët si dhe reformat rrënjësore në vend, janë pashmangshëm të lidhura me jetësimin e koalicionit të fituesve të zgjedhjeve LVV dhe LDK. Këtë e do populli, këtë po e duan miqtë e Kosovës dhe kështu është rruga e ringritjes së perspektives së Kosovës”, theksoi deputeti Bajqinovci.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

58 minuta ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

1 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

4 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

5 orë ago