Deputeti holandez, Ruben Brekelmans, pas sulmit terrorist serb të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, tha se Serbia po destabilizon Kosovën dhe Bosnjën.
https://www.youtube.com/shorts/AUIYQBNXZ1E
Ai ka shkruar në “Twitter”, se Serbia mban lidhje të ngushta me Rusinë dhe po prish marrëveshjet diplomatike.
Sipas tij Bashkimi Evropian duhet të ndërmarrë veprime më të ashpra kundër Serbisë.
“A është kërcënim i Serbisë apo nismë e një sulmi ushtarak në Kosovë? Të dyja opsionet janë shumë të këqija dhe meritojnë një përgjigje të fortë. Jo vetëm nga ShBA dhe NATO, por edhe nga BE-ja (përfshirë Holandën). BE-ja duhet të ndërmarrë veprime më të ashpra kundër Serbisë: ajo destabilizon Kosovën dhe Bosnjën, mban lidhje të ngushta me Rusinë dhe prish marrëveshjet diplomatike”, ka thënë ai tutje.
Në fund, deputeti Brekelmans ka theksuar se “këto tensione në kufirin e jashtëm të BE-së përbëjnë një rrezik për stabilitetin dhe sigurinë evropiane”.