Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i ka dërguar letër Këshillit të Përgjithshëm të partisë, që të votojnë për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetares së partisë pas qëndrimeve të saj kundër formimit të qeverisë Hoti.
Por një votim të tillë po e sheh të pakuptimtë, nëse ka mundësi të ndodhë, deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi.
“Të jem korrekt nuk kam informacion për këtë lajm. S’ma merr mendja se mundet me ndodh. S’kanë asnjë arsye me e ba atë, e kush e ka atë të drejtë, as kryetari i partisë. Kjo s’ka kuptim hiq” tha shkurt Rexhepi.
Kujtojmë se deputeti Fatmir Rexhepi ka abstenuar në seancën për votimin e qeverisë Hoti së bashku me Vjosa Osmanin dhe Haxhi Avdylin .
Në letrën e plotë të siguruar, Kryetari Mustafa ka propozuar që në vend të Vjosa Osmanit të zgjidhet nënkryetar i LDK-së, Avdullah Hoti.