POLITIKE

Deputeti gjerman: Asociacioni kërkon bazament dhe plan, s’mund të bëhet me detyrim

Ndonëse bllokimi i rrugëve nga ana e serbëve në Veri ka hyrë në ditën e tij të 12-të, zgjidhja për këtë çështje nuk duket në sfond, në dritën e kësaj, deputeti gjerman nga radhët e Unionit Kristian Demokratik (CDU), ka shprehur shqetësimin e tij për zhvillimet në Veri të Kosovës pasi në sytë e tij situata në këtë pjesë të vendit po përkeqësohet dita ditës.

Prandaj shton më tej ai, në një intervistë të dhënë për mediumin gjerman, DW, një gjë e tillë është absolutisht e dëmshme për aspiratat e përbashkëta të Kosovës dhe Serbisë drejt Evropës.

“Është e nevojshme të flitet me të dyja palët. Mbi të gjitha shoh se pala serbe duhet të kuptojë se nuk mund të ketë një qasje të dyfishtë. Nuk është e mundur të zhvillohen normalisht negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian dhe në të njëjtën kohë të luhet me zjarrin në Veri të Kosovës”, ka thënë Abraham ndërsa është pyetur se a ka ai personalisht ndonjë ide si të parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm në Veri.

Në vizitën e tij të fundit në Kosovë, i deleguari special i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esocbar, pati një kërkesë të qartë – Kosova duhet të nis në mënyrë imidiate bisedimet për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Megjithatë ai dha garanci amerikane se Asociacioni assesi nuk do të jetë një Republika Srpska, siç i druhet skena politike kosovare.

Për deputetin gjerman Asociacioni është një ide, një ide së cilës mund t’i qaset një shtet i fortë dhe sovran, prandaj shton ai një hap i tillë num mund të bëhet me detyrim, kur besimin mungon në mënyrë të dukshme.

“Unë besoj se kjo është një zgjidhje që mund të ndodhë në planin afatgjatë. Një masë e tillë kërkon besim absolut në besnikërinë e qytetarëve që i përkasin një kombësie tjetër. Dhe nëse kjo besnikëri nuk ekziston, siç po vihet re tani, duke pasur parasysh shembujt negativë në veri të Kosovës, atëherë mungon fundamenti për një asociacion të tillë të komunitetit serb”, ka shtuar ai.

Të premten Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e shpallën fajtor ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, me 26 vjet heqje lirie, për Abraham aktgjykimi në fjalë ka qenë i ashpër.

“Unë kam mirëkuptim që në Kosovë këto  gjëra po diskutohen dhe që emocionet janë të larta. Unë vetëm do të këshilloja, dhe kjo vlen edhe për mua personalisht, që vendimi i Gjykatës Speciale të pranohet dhe natyrisht të vëzhgohet se si do të punojë gjykata në rastet e tjera”.

Abraham i cili është anëtar i delegacionit gjerman në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ndërsa ka folur për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ka bërë të ditur se Gjermania është vërtet një mbështetëse e fortë e anëtarësimit.

“Këshilli i Evropës është pikërisht organi i duhur në të cilin Kosova duhet të anëtarësohet në këtë moment. Hapat e ardhshëm janë që qeveria e Kosovës, dhe unë jam në kontakt të ngushtë me qeverinë, tani duhet të lobojë te shtetet e Këshillit të Evropës. Ajo duhet të flasë edhe me ato shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Sepse edhe këto shtete mund ta mbështesin shumë mirë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Dhe unë jam shumë optimist, duke parë të gjitha sinjalet”, ka shtuar ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

8 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

18 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

23 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago