POLITIKE

Deputeti i LDK-së: Presidenti është i yni ose shkojmë në zgjedhje

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka deklaruar përmes rrjetit social Facebook se posti i Presidentit duhet t’i besohet emrit të propozuar nga LDK.

Avdyli ka paralajmëruar Lëvizjen Vetëvendosje se qeveria nuk bëhet duke e sharë varrin e Presidentit, Ibrahim Rugova.

“Presidenca si një pozicion i 2021, mund ti besohet që ai emër i propozuar nga LDK e pranuar nga VV të procedohet por nëse ska 80 deputetë në sallë, ne nuk jemi aq të ngurtë edhe për ta rishikuar edhe vendimin tonë përbashkët. Por harroni që mund ta merrni votën tonë për personalitete që ia shajnë edhe varrin për së vdekuri të Presidentit Rugova, që akoma sillen si ideologë të vrasjeve të vëllezerve tanë e të tuaj e që edhe sot në 2019 thojnë punë e madhe që janë vra qindra njerzë të mirë të Kosovës në emër të LDK-së”, ka shkruar ai.

Ai ka paralajmëruar që nëse harmonizimi i qëndrimeve nuk arrihet, vendi do të shkojë në zgjedhje.

“Nëse ky partneritet prishet i krijuar jo lehtë veshtirë ka për tu rikrijuar, por edhe pasojat për vendin do jenë të medha. Sepse s’di me kënd do bëjmë fushatë kur mijëra njerz çdo ditë po ikin nga ky vend nga humbja e shpresës. #edhe9ditë

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës deri më tash kanë zhvilluar tetë takime. Të dy partitë akoma thonë se nuk kanë ndonjë datë kur të takohen për ta arritur marrëveshjen për formimin e koalicionit qeverisës. 26 dhjetori do të jetë data kur Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka ftuar konstituimin e kuvendit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

5 minuta ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

1 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

2 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

5 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

6 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

6 orë ago