Drejtoria për kontrollimin e mjeteve të rënda në Koblenz ka ndaluar një autobus nga Kosova që udhëtonte në linjen Pejë-Dortmund.
Realizimi i kontrollimit është bërë në Monmtabaur në autostradën A3.
Gjatë kontrollimit të biletave ishte konstatuar se autobusi ishte nisur nga Peja më 11 nëntor në ora 7:00 të mëngjesit.
Shoferi kishte deklaruar se në autobus ishte edhe një shofer i dytë, por më pas u vërtetua se ishte edhe një i tretë që gjendej aty.
Inspektorët e kontrollit poashtu panë se në diagramin e shënimeve mungonin 1 mijë e 200 kilometra raporton Blickaktuell.de
Ata verifikuan edhe kohën e ngasjes ku doli se shoferi kishte vozitur pa ndal për 31 orë apo rreth 10 orë më shumë se koha e lejuar.
Poashtu doli se edhe shoferët e tjerë nuk e kishin drejtuar fare autobusin gjatë rrugëtimit nga Peja për në Gjermani.
Autobusit iu ndalua vazhdimi i rrugës tutje për shkak se kishte edhe defekte serioze.
Për tre shoferët dhe për firmën e autobusit janë iniciuar procedura përkatëse të procedurës administrative, ose gjithsej 5 mijë euro gjobë.
Shtatë udhëtarët e autobusit janë bartur me një autobus tjetër deri në vendin e destinimit.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…