Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se partia e tij do të përkrahte një qeveri tranzitore të cilën e ka propozuar kryeparlamentarja Vjosa Osmani, në krye me Murat Jasharin si kryeministër.
“Të gjithë të tjerët që nuk do ta votojnë këtë qeveri përfshirë Vjosa Osmanin dhe deputet të tjerë që do të jenë 3/4 që nuk do ta votojnë qeverinë, cila qeveri do të jetë e varur nga lista serbe”.
“Mendoj se është ide e mirë të ketë qeveri tranzitore, e cila do të duhej të udhëhiqej nga një figurë kombëtare siç është Murat Jashari”, ka thënë Aliu.
Aliu mes tjerash ka thënë se protesta e 5 qershorit nuk është paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje, por ai nuk e përjashton mundësinë që këta të protestojnë në të ardhmen.
Më tutje ai ka thënë se mbledhja e kryesisë së VV-së është duke vazhduar.
“Po diskutohet për seancën e nesërme. Kur kemi qit gaz lotsjellës ka qenë çështja e demarkacionit. Protesta e 5 qershorit nuk është paralajmëruar nga VV, që në të ardhmen të ketë protesta kjo është shumë e mundshme”, tha ai, raporton EO.
Aliu tha se mbledhja po vazhdon në kryesinë e VV-së.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…