FOTO&VIDEO

Deputeti i VV-së: Nëse Murati s’reflekton në projektbuxhet, unë duhet t’i kërkoj falje qytetarëve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, i ka kërkuar ministrit të Financave, Hekuran Murati, që të reflektoj në disa pika të projektbuxhetit të propozuar nga qeveria.

Humolli tha se deri më tani, projektet kanë qenë për mbijetesë ekonomike, por jo për zhvillim të përshpejtuar dhe se sipas tij, në këtë projektbuxhet ka munguar kreativiteti për ta bërë një buxhet zhvillimor, duke thënë se arsyeja është se Murati nuk e ka pasur parasysh se Kosova e ka Gjykatën Speciale e cila është pengesë për investime serioze ndërkombëtare.

“Asnjë investitor serioz derisa kemi një gjykatë të tillë nuk ka mundësi të vijë e të na besoj se ne kemi mundësi ta bëjmë një gjykim të drejtë në vendin tonë”.

“Ana tjetër, kur Trusti Pensional që mblidhet del jashtë vendit tonë. Askush s’ka guxim të investoj kur e sheh se ne parën tonë e qesim jashtë. Këtu qeveria duhet të marrë masa që të ndërtojë institucione tona për zhvillim të përshpejtuar. Duhet të marrë masa ta ndërtoj Bankën e Kosovës ashtu sic e kanë shtetet e rajonit bankën shtetërore që parën tonë ta qarkullojmë përmes bankave tona”, është shprehur Humolli, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se s’ka mundësi të ndalet migrimi i popullatës nga fshatrat në qytete e në perëndim pa bërë investime serioze kapitale në bujqësi, ku tha se nëse ministri Murati nuk reflekton në këto, ai do t’i kërkojë falje qytetarëve të cilët sipas tij, u ka thënë se Qeveria Kurti do t’i bëjë 1 mijë fshatra prodhuese në Kosovë.

“Pa investim kapital, me grante, bujqësia nuk ka mundësi të zhvillohet si bujqësi intensive por është bujqësi primitive”.

“Dhe, unë kërkoj nga ministri që duhet të reflektoj për projektbuxhetin në këto pika dhe në qoftë se nuk reflekton unë u kërkojë falje qytetarëve të cilëve u kam thënë se me Qeverinë Kurti do të bëhen 1 mijë fshatra prodhuese në Kosovë”, është shprehur Humolli.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

9 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

17 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

20 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

22 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago