Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se qeveria e Kosova ka ndaluar përdorimin e veturave zyrtare. Përjashtim bëjnë vetëm kabineti i qeverisë.
Qeveria e Kosovës po mban një mbledhje sot në orët e mbrëmjes dhe përvec shkarkimit të drejtorit të aviacionit, duket se janë marrë edhe vendime tjera të rëndësishme.
‘’Qeveria e Kosovës ndalon përdorimin e automjeteve zyrtare.’’, shkruan Bajqinovci.
‘’Veturën zyrtare mund ta përdorin vetëm kryeministri, zëvendëskryeministri, ministrat dhe zëvendësministrat.’’, shton ai.