POLITIKE

Deputeti malazez ua rikujton partive shqiptare që bën koalicion me Mandiçin: Zbatoi politiken e Millosheviçit e spastrimit etnik të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve në Mal të Zi, Andrija Nikoliç, ka kritikuar Forumin Shqiptar që udhëhiqet nga Nik Gjeloshaj, pasi ky i fundit ka pranuar ofertën e liderit të Lëvizjes Evropa Tani – fitueses së zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit – Milojko Spajiç, për ndarjen e ministrive për formimin e qeverisë së re.

“Përfaqësuesit e partive shqiptare harruan se Mandiç ka qenë pjesëtar i ushtrisë jugosllave dhe ka zbatuar politikën e Sllobodan Millosheviçit dhe politikën e spastrimit etnik të Kosovës”, tha ai gjatë seancës së Kuvendit ku Andrija Mandiç është zgjedhur kryetar i ri i Kuvendit.

Edhe deputetja e tjetër e kësaj partie, Aleksandëra Vukoviç, theksoi se Mandiç nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe se as nuk e ka në plan ta bëjë një gjë të tillë, raporton mediumi malazez Vijesti.

“Është betuar se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës”, theksoi ajo.

Lideri i Lëvizjes “Evropa Tani”, Milojko Spajiç, i mandatuar nga presidenti malazez, Jakov Milatoviç, për të formuar qeverinë e 44-të në Mal të Zi, ka arritur marrëveshje me partitë pro ruso-serbe, si dhe ato shqiptare për të formuar qeverinë që do të udhëhiqet nga ai.

Shqiptarët do të kenë një pozitë të zëvendëskryeministrit, atë për Politikë Ekonomike, që do ta udhëheqë bartësi i listës së koalicionit të “Forumit Shqiptar”, Nik Gjeloshaj.

Gjeloshaj, i cili aktualisht është Kryetari i Komunës së Tuzit, do jetë edhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik.

Pos Gjeloshajt, edhe dy shqiptarë do të jenë pjesë e ekzekutivit malazez.

Marash Dukaj do të jetë Ministër i Administratës Publike, dhe Fatmir Xheka i të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve.

Në vitin 2019, presidenti rus, Vladimir Putin, u takua në Beograd me Andrija Mandiçin dhe një udhëheqës tjetër të Frontit Demokratik, Millan Knezheviç, të cilët atëkohë kanë qenë në opozitë.

“Mandiç dhe Knezheviç ia kanë përcjellë presidentit të Rusisë përshëndetjet e popullit serb në Mal të Zi dhe kanë theksuar se shumica e Malit të Zi e percepton atë si president të vetin”, ka thënë atëkohë Fronti Demokratik.

Sipas atij njoftimi, Putin u ka thënë atyre se janë “heronj të vërtetë” dhe se duhet “të durojnë”.

Mandiç dhe Knezheviç janë akuzuar se kanë planifikuar një “grushtshtet” në ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi, në vitin 2016, së bashku me anëtarët e shërbimit rus, Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, si dhe me tetë shtetas të tjerë serbë.

Rasti është lidhur me përpjekjet për ta penguar anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Ai e mohon edhe gjenocidin në Srebrenicë, ku forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë gjatë luftës së viteve ’90.

Sipas mediave malazeze, do të jetë interesante të shihet nëse Mandiç do t’i përmbushë premtimet që ka dhënë më 8 qershor 2017 në një intervistë për gazetën ruse “Izvestiya” se nëse ai vjen në pushtet, Mali i Zi do të jetë vendi i parë që do të largohet nga NATO dhe “do të çnjoh Kosovën”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago