Deputeti dhe politikani serb Millosh Parandiloviq ka zbuluar se për çka është thelëmuar Lista Serbe dhe si i shërben regjimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Duke komentuar bisedën e deputetes Mimoza Kusari-Lila me zyrtarin e lartë të Listës Serbe, Slavko Simiq, ai ka thënë as Vuçiq e as qeveria serbe nuk është e interesuar për serbët e Kosovës.
“Lista serbe është formuar për të shkatërruar strukturën kombëtare serbe në Kosovë dhe për të krijuar disa serbë privatë që do të jenë të përshtatshëm për regjimin në Beograd dhe përmes të cilëve regjimi i Vuçiqit në Beograd do të ushtrojë disa ndikime dhe interesa në politikën e Kosovës. Ata nuk janë të interesuar për njerëzit atje poshtë. Qeveria serbe, Aleksandar Vuçiq dhe qeveria e tij nuk janë të interesuar për popullin serb në Kosovë”, u përgjigj Parandiloviq.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…