POLITIKE

Deputeti shqiptar në Beograd: Nëse Ballkani i Hapur i përfshin të gjithë, atëherë Serbia nuk dominon dot

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, thotë se nisma e Ballkanit të Hapur nuk mund të jetë kurrë efektive nëse në të nuk marrin pjesë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas Kamberit, e ardhmja e rajonit është bashkëpunimi mes kombeve, por kjo nismë ka dy probleme kryesore.

“E para, nuk e përkrahin 3 nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, që e bën iniciativën jo të plotë. E dyta, ka të bëjë me Serbinë. Nëse presidenti serb është në mënyrë serioze i përkushtuar për Ballkanin e Hapur, atëherë më duket e kotë iniciativa e njerëzve të afërt të tij për ndërtimin e botës serbe, sepse sipas meje këto janë dy projekte që kundërshtohen mes vetes. Bota serbe do të thotë shtrirjen e ndikimit të Serbisë në territoret ku banojnë serbë. Ndërkohë që mbyll dyert për komunitetet e tjera që jetojnë brenda territorit të saj. Serbia nuk lejon në Preshevë përdorimin e simbolit kombëtar, ndërkohë që u ka bërë thirrje serbëve në rajon që të valëvisin flamurin shtetëror serb”, tha Kamberi përmes një interviste me Skype në Ditarin e drekës në A2 CNN. “Pra duhet të na sqarojë, për cilin vizion është Serbia? Të Ballkanit të Hapur, apo botës serbe? Duke përdorur Ballkanin e Hapur si maskim, siç po shohim në Bosnjë-Hercegovinë”.

Kamberi thotë se normalizimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë duhet të reflektojë në relaksim të qasjes së institucioneve shtetërore të Serbisë ndaj Luginës. “Nuk besoj se Ballkani i Hapur duhet të jetë alternativë e integrimit europian. Mungesa e vendeve të tjera e bën nismën gjysmake”, thotë ai.

Sipas tij, largimi i Zaev është sfidë e re që paraqitet për Ballkanin e Hapur, por çështja kryesore mbetet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, që duhet të përmbyllet me një marrëveshje për njohjen e dy shteteve. “Pavarësisht rolit pozitiv që Shqipëria mund të luajë, Kosova betejën e ka në Kosovë, me shpresën që të arrihet marrëveshja. Raportet shqiptaro-serbe përkufizojnë të ardhmen e Ballkanit. Mbetet të shpresohet që SHBA-ja t’i rikthehet rajonit dhe ta përmbyllë marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës e Serbisë”, tha Kamberi.

“Pavarësisht shprehjes së Serbisë se dëshirojnë bisedime për Kosovën me Shqipërinë, rruga e Serbisë për Shqipëri kalon nga Kosova dhe nuk mund ta anashkalojnë Kosovën. Besoj se në një Ballkan të Hapur gjithëpërfshirës, pra ku të jenë të gjithë shqiptarët, nuk mund të ketë dominim të Serbisë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

3 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

10 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

14 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

16 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago