Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, i bëri thirrje Presidentit Aleksandar Vuçiç, që të mos merret me të kaluarën, por të përqendrohet te gjetja e një zgjidhjeje për të mirën e vetë Serbisë, duke arritur një marrëveshje përfundimtare me Kosovën.
“E gjithë kriza po personifikohet me figurën e Albin Kurtit. Albin Kurti nuk është as mostër e as terrorist. Ai është Kryeministër i zgjedhur në mënyrë legjitime i Qeverisë së Kosovës. Si të tillë do duhej ta pranonit dhe me të të arrinit marrëveshje”, tha Kamberi në fjalën e tij në Kuvend të premten.
“Më vjen keq, z. President që dje disa herë keni shprehur keqardhjen që Albin Kurti nuk është ende nëpër burgjet serbe. A nuk do duhej rasti i tij dhe rasti i dhjetëra mijëra të rinjve shqiptarë të arrestuar atëkohë të ju shërbejë si dëshmi më e mirë për politikën e gabuar e represive të Serbisë në Kosovë? Keni arrestuar një të ri, keni fituar një Kryeministër me të cilin duhet patjetër të bisedoni e të arrini marrëveshje”.
Kamberi parlajmëroi Vuçiçin dhe deputetët e tjerë serbë se e kaluara nuk kthehet më dhe se Kosova tashmë është shtet i pavarur. “Receta për një katastrofë të sigurt është iluzioni që NATO dhe Amerika, një ditë do të shkatërrohen prandaj edhe duhet të pritet dita e cila do të ishte në favor të Serbisë. Idhnarët e “konfliktit të ngrirë” dhe teorive iluzionare, si edhe ata të tjerët që po paralajmërojnë “Shëtitjen e re triumfuese në Kosovë” jetojnë në ëndrra”, tha ai.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…