POLITIKE

Deputeti shqiptar-Vuçiçit: Prisni që NATO dhe Amerika të shkatërrohen, ata që po paralajmërojnë “Shëtitjen e re triumfuese në Kosovë” jetojnë në ëndrra

Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, i bëri thirrje Presidentit Aleksandar Vuçiç, që të mos merret me të kaluarën, por të përqendrohet te gjetja e një zgjidhjeje për të mirën e vetë Serbisë, duke arritur një marrëveshje përfundimtare me Kosovën.

“E gjithë kriza po personifikohet me figurën e Albin Kurtit. Albin Kurti nuk është as mostër e as terrorist. Ai është Kryeministër i zgjedhur në mënyrë legjitime i Qeverisë së Kosovës. Si të tillë do duhej ta pranonit dhe me të të arrinit marrëveshje”, tha Kamberi në fjalën e tij në Kuvend të premten.

“Më vjen keq, z. President që dje disa herë keni shprehur keqardhjen që Albin Kurti nuk është ende nëpër burgjet serbe. A nuk do duhej rasti i tij dhe rasti i dhjetëra mijëra të rinjve shqiptarë të arrestuar atëkohë të ju shërbejë si dëshmi më e mirë për politikën e gabuar e represive të Serbisë në Kosovë?  Keni arrestuar një të ri, keni fituar një Kryeministër me të cilin duhet patjetër të bisedoni e të arrini marrëveshje”.

Kamberi parlajmëroi Vuçiçin dhe deputetët e tjerë serbë se e kaluara nuk kthehet më dhe se Kosova tashmë është shtet i pavarur. “Receta për një katastrofë të sigurt është iluzioni që NATO dhe Amerika, një ditë do të shkatërrohen prandaj edhe duhet të pritet dita e cila do të ishte në favor të Serbisë. Idhnarët e “konfliktit të ngrirë” dhe teorive iluzionare, si edhe ata të tjerët që po paralajmërojnë “Shëtitjen e re triumfuese në Kosovë” jetojnë në ëndrra”, tha ai.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

4 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

14 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

17 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

18 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago