POLITIKE

Deputeti ukrainas: Kërcënimet e Vuçiqit janë shqetësusese, nuk duhet t’i injoroni

Deputeti ukrainas, Alexey Goncharenko, ka mbajtur një fjalim në parlamentin e Kosovës, ku ka thënë se njerëzit në Kosovë kanë përjetuar gjenocid gjatë luftës, njëjtë siç po përjetojnë tani njerëzit në Ukrainë.

Deputeti përmendi disa ushtarët ukrainas që vdiqën në Kosovë në mandat të KFOR-it.

“Ata po luftonin për siguri në Kosovë dhe sot mijëra po luftojnë jo vetëm për Ukrainën e lirë, por për botën e lirë. Ne ndjehemi njëjtë si ju, sepse njerëzit në Kosovë përjetuan gjenocid. Njerëzit ukrainas tani po përjetojnë gjenocid”, tha Goncharenko, transmeton Klankosova.tv.

“Ju luftuat për liri, ju jeni të pavarur dhe unë do të bëj gjithçka që mundem për ju”.

“Kosova e pavarur përfundoi ëndrrën e Jugosllavisë. Ukraina e pavarur përfundon ëndrrën e Bashkimit Sovjetik”.

Goncharenko tha se vendet si Rusia dhe Irani duan kaos në Ballkan, duan gjakderdhje dhe bëjnë gjithçka që munden për destabilizim.

Tutje ai paralajmëroi se kërcënimet e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, nuk duhet injoruar.

“Vuçiq tha se duhet të denazifikojnë Ballkanin. Kjo është shumë shqetësuese dhe ne e dimë nga historia jonë se ju nuk duhet ta injoroni këtë. Ju duhet të jeni shumë të vetëdijshëm për gjëra të tilla dhe ne duhet ta ndalojmë këtë sa më shpejtë të jetë e mundur”, tha deputeti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

5 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

9 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

11 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago