Deputeti ukrainas, Oleksiy Gonarchenko, ka reaguar pasi takimit që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka pasur me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, në Athinë, pasi u mbajt dje darka joformale e liderëve të rajonit.
Gonarchenko ka thënë se Serbia është aleate e Rusisë dhe Ukraina nuk mund ta tërheq në anën e saj.
Ai thotë se kjo gjë ndodh jo pse ukrainasit janë të këqij, por se popullsia e Serbisë mbështet Rusinë me një shumicë absolute.
Megjithatë Gonarchenko thotë se kjo nuk nënkupton që s’duhet takuar presidentin serb, por sipas tij, Ukraina s’duhet të bëjë kompromis me parimet e veta, dhe duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Zelensky u takua me Presidentin e Serbisë. Serbia është aleate e Rusisë. Ne nuk do të mund ta tërheqim Serbinë në anën tonë. Dhe kjo nuk është për shkak se ne jemi shumë të këqij, por sepse popullsia e Serbisë mbështet Rusinë në një shumicë të pabesueshme.A duhet të takohemi atëherë? Po sigurisht. A duhet të kompromentojmë parimet tona? Jo. Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Gonarchenko.