POLITIKE

Deputetja ukrainase për çeçenët: Këtu nuk jeni në xhihad, kufomat e juaja do i hanë qentë e derrat

Deputetja ukrainase, Irina Friz, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka një mesazh pasi ushtarët çeçenë iu kanë bashkuar Vladimir Putinit në agresionin kundër Ukrainës,

Për të gjithë muslimanët që po luftojnë në Ukrainë ajo ka një porosi të veçantë.

“Do të vriteni në Ukrainë, e dimë se Putini iu përdorë si këlyshë. Putini dëshiron ju të vriteni së pari. Ky nuk është xhihad”, thuhet në postim.

Ajo më tutje përmendi se armët që kanë marrë nga një shtet mysliman do ti vrasin ata.

“Disa prej jush tashmë veç janë vrarë nga dronët e Turqisë myslimane që ia ka dhënë Ukrainës”, shkroi deputetja ukrainase.

Ajo tha se për çeçenët do të vdesin pa ritualet e tyre fetare.

“Nuk do të falet as ‘namazi i xhenazes tuaj’. Shikoni hartën e Ukrainës, jemi një vend i madh. Asnjë prej jush nuk do të kthehet i gjallë në shtëpi”, shkroi ajo.

“Familjarët tuaj nuk do t’iu kujtojnë në lutjet e tyre. A dëshironi t’ju dënojë Allahu? Atëherë ejani në Ukrainë!”, shkruan politikanja ukrainase.

Ajo shkon më tutje duke thënë se rusët e vrarë Putini do të i zhdukë në krematoriume, ndërsa çeçenët do të mbesin zvarrë rrugëve, dhe do iu hanë kafshët.

“Kufomat tuaja do të jenë të shtrira rrugëve, qentë dhe derrat do t’i hanë kush do të ketë kohë, ushtarët rusë të Putinit do të digjen në krematoriume, shkroi ajo në Facebook.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago