BOTA

Deri dje raportoi për humbjet kolosale të Rusisë në Avdiivka, sot blogeri rus gjendet i vdekur në rrethana të dyshimta

Një bloger i shquar ushtarak rus u gjet i vdekur, siç thuhet ka bërë vetëvrasje, pasi zbuloi humbjet kolosale të Vladimir Putinit në lindje të Ukrainës.

Korrespondenti pro-luftës, Andrei ‘Murz’ Morozov zbuloi se 16 mijë ushtarë u vranë në betejën për Avdiivka, e cila është kthyer në një shkretëtirë rrënojash.

Vdekja e tij – e raportuar më herët këtë mëngjes nga kanalet Z ‘Phantom of Novorossiya’ dhe ‘Soldatskaya Pravda’, ka ndezur një stuhi pyetjesh, raporton metro.co.uk.

Avokati Maxim Pashkov, i cili tha se foli me Morozov mbrëmjen e kaluar, tha se ai kishte qëlluar veten.

Ai ishte autor i kanalit Telegram ‘Na shkruajnë nga Janina’, me më shumë se 100 mijë abonentë dhe ishte pjesëtar i ushtrisë ruse.

Ditën e sotme u shfaqën një sërë mesazhesh ku thuhej se autori do ‘qëllonte veten’. Ai gjithashtu u kërkoi lexuesve ‘të mos mbajnë zi’ për vdekjen e tij.

Në një shënim vetëvrasës, 44-vjeçari u ankua për përndjekje politike dhe tha se ishte i detyruar të fshinte një video nga kanali që tregonte humbjet e rusëve në rajonin e Donetskut.

Vetëm disa ditë para vdekjes së tij, Morozov zbuloi se 16 mijë rusë u vranë në Avdiivka dhe rreth 300 automjete të blinduara u shkatërruan, për të cilat ai u kritikua nga propaganduesit rusë.

Kjo është përshëndetur si fitorja më e madhe e Putinit që nga pushtimi i qytetit të Bakhmutit në maj të vitit 2023, i ndihmuar kryesisht nga mercenarët e Wagnerit.

Rusia mund të ketë pretenduar kontrollin e qytetit strategjik – dikur me një popullsi prej të paktën 32 mijë banorësh – por ky përparim ka ardhur me një çmim për ushtrinë, pavarësisht tërheqjes së Ukrainës.

Rreth 17 mijë ushtarë rusë u vranë midis 10 tetorit të vitit 2023, kur Rusia nisi sulmin e saj në qytet dhe 17 shkurt 2024, tha zyrtari ukrainas Dmytro Lykhovii.

Nëse konfirmohet, kjo do të thotë se Rusia ka humbur më shumë ushtarë se sa për 10 vite të luftës në Afganistan.

Ukraina tha se i tërhoqi ushtarët për t’i evakuuar ata nga rrethimi i plotë pas muajsh luftimesh të ashpra.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago